GEG.FM
Po lidhet…

Një grup prej 21 organizatash të shoqërisë civile i janë drejtuar Presidentes Vjosa Osmani me një letër publike ku kërkojnë që të ndërmarrë nisma për shmangien e një krize buxhetore që mund ta paralizojë funksionimin e shtetit në fillim të vitit 2026. Letra vjen në një kohë kur vendi po përballet me mungesë të marrëveshjes politike për formimin e Qeverisë së re dhe po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Në letrën e siguruar nga Periskopi, organizatat paralajmërojnë se nëse buxheti për vitin 2026 nuk miratohet para fillimit të vitit të ri, Kosova mund të mbetet pa mundësi pagese për mësimdhënësit, mjekët, administratën publike dhe përfituesit e ndihmave sociale. Sipas tyre, zvarritjet politike mund të sjellin pasoja të rënda për ekonominë dhe për jetën e qytetarëve që varen nga fondet publike.
Në mesin e kërkesave kryesore, organizatat propozojnë që Qeveria në detyrë të dorëzojë projektbuxhetin në Kuvend për ta miratuar me procedurë të përshpejtuar, ose që Kuvendi aktual të votojë zgjatjen e buxhetit ekzistues deri në mars 2026, për të garantuar pagesat minimale dhe funksionimin e institucioneve. Po ashtu, ato kërkojnë ratifikimin e Marrëveshjes së Facilitetit me Bashkimin Evropian, e cila do t’i mundësonte Kosovës përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së, tashmë i nënshkruar, por ende i paaktivizuar.
“E ardhmja financiare e vendit dhe mirëqenia e qytetarëve nuk duhet të bëhen peng i bllokadave politike,” thuhet në letrën e përbashkët, të cilën e kanë nënshkruar organizata si Instituti GAP, KCSF, INDEP, EPIK, GLPS, BGF, FIQ, PIPS dhe shumë të tjera.
Ato i bëjnë thirrje Presidentes që ta përdorë rolin e saj unifikues për të nxitur konsensus mes partive politike dhe për të shmangur “një krizë që do të prekte qindra mijëra familje dhe do të trondiste besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.”
Redaksia Geg FM Radio28 tetor 2025

Me ardhjen e pranverës, ndryshimi ndihet në çdo detaj, nga energjia e ditëve më të gjata, te dëshira për stil të ri dhe përjetime më të bukura. Këtë sezon, një nga destinacionet më të frekuentuara për blerje në Gjilan, Grande Mall, vjen me një kombinim ideal: koleksione të reja, zbritje sezonale dhe një lojë të […]

Me ardhjen e pranverës, vjen edhe dëshira për një fillim të ri, për ngjyra më të lehta, stil më të freskët dhe një energji që reflektohet në çdo detaj të përditshmërisë. Pikërisht në këtë kohë, Optika Moda sjell një përvojë që ndërthur kujdesin për shikimin me trendët më të fundit të sezonit. Këtë pranverë, koleksionet […]

Çdo 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, rikthehet një pyetje që duket e thjeshtë, por është gjithnjë më e vështirë: kujt i besojmë?Në vitin 2026, UNESCO e vendos theksin te “Shaping a Future at Peace” apo “Formësimi i një të ardhmeje në paqe”. Mesazhi është i qartë: në një realitet ku informacioni […]