GEG.FM
Po lidhet…

Pamjet e dërguara nga qytetarët çuan në identifikimin dhe ndëshkimin e tij.
Në vend që ta ndalonte, zgjodhi ta filmonte. Një 12-vjeçar u vu në timonin e një automjeti në Malishevë, ndërsa personi madhor që e shoqëronte regjistronte gjithçka me telefon. Videoja nuk mbeti vetëm në rrjetet sociale, por përfundoi edhe në duart e Policisë.
Rasti u zbulua pasi qytetarët dërguan video-incizimin në adresën elektronike të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë. Në pamje shihej një fëmijë 12-vjeçar duke drejtuar automjetin në rrugën "Ibrahim Mazreku" në Malishevë, ndërsa personi madhor pranë tij jo vetëm që nuk e pengonte, por e filmonte ngjarjen.
Pas veprimeve operative dhe hetimore të Stacionit Policor në Malishevë, personi u identifikua dhe u ndëshkua sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Për "regjinë" e kësaj skene, ai mori një faturë të kripur: 400 euro gjobë, pesë pikë negative dhe ndalim të drejtës së ngasjes për të gjitha mjetet motorike për gjashtë muaj.
Policia Rajonale në Gjakovë apeloi edhe një herë te prindërit dhe të gjithë drejtuesit e automjeteve që të mos u lejojnë personave të mitur ose të paautorizuar të drejtojnë automjete. Sipas saj, një veprim i tillë nuk është vetëm shkelje e ligjit, por paraqet rrezik serioz për jetën e fëmijëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
A po çuditesh?
Redaksia Geg FM Radio13 korrik 2026

“Unazat e divorcit” po përhapen në mbarë botën. Gratë po i shndërrojnë unazat e vjetra të fejesës në simbole të pavarësisë dhe fillimeve të reja.

Studimi i ri tregon se shumëgjuhësia mund të lidhet me një tru më të ri neurologjikisht. Personat që flasin disa gjuhë shfaqën rezultate më të mira në lidhjet e trurit.

Një çift i ri la jetën në Zvicër dhe u kthye në Kosovë për të hapur një kamping familjar. Historia e tyre po frymëzon mijëra njerëz dhe është bërë virale.