Tubimi qëndror i LDK-së sonte në Gjilan, qytetarët ftohen të bashkohen

Sot, më 8 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizon tubimin qëndror të fushatës zgjedhore në Gjilan.
Tubimi do të mbahet në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, duke filluar nga ora 18:00.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të bashkohen për të sjellë ndryshimin që e meritojnë.
“Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë tubim madhështor. Bashkë mund ta sjellim ndryshimin dhe fitore!”, ka shkruar Ismajli në njoftimin e tij.
Tubimi synon të bashkojë qytetarët për të diskutuar zhvillimin lokal dhe për të mbështetur iniciativat që përmirësojnë jetën në Gjilan, duke e bërë këtë një nga ngjarjet kyçe të fushatës zgjedhore të LDK-së në Gjilan.