“Talia e Flakës” sjell dramat më të reja shqipe në Teatrin e Qytetit Gjilan

Festivali i Dramës Origjinale Shqipe, “Talia e Flakës 2026”, rikthehet në Gjilan me një program të pasur dhe emocionues për artdashësit.
Me mbështetjen e Komunës së Gjilanit, Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Teatrit të Gjilanit, dhe në organizim nga Varg e Vi, ky festival do të ofrojë shfaqje të reja të dramës shqipe nga 24 deri më 28 janar 2026.
Të gjitha shfaqjet do të zhvillohen në Teatrin e Gjilanit, duke filluar çdo mbrëmje nga ora 20:00, dhe hyrja është falas për publikun.
Programi i plotë i festivalit është si vijon:
- 24 janar – Teatri i Tetovës prezanton “Dramë për të qesh”.
- 25 janar – INTEGRA e Prishtinës sjell “Sytë e ujkut”.
- 26 janar – Teatri i Ferizajt vjen me “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”.
- 27 janar – Shfaqja nikoqire e Teatrit të Gjilanit, “God bless America”, jo garuese.
- 28 janar – Festivali mbyllet me “Gërrdia” nga Teatri Kombëtar i Kosovës.
Ky event ofron një mundësi unike për të përjetuar dramat më të fundit shqipe dhe për të mbështetur artin e skenës në Kosovë. Mirë se vini në “Talia e Flakës 2026”!