Kosova e 13-ta në botë në Raportin e Paqes për 2025

Sipas Raportit të Paqes dhe Sigurisë – Normandy Index 2025, Kosova është renditur në vendin e 13-të në nivel global për shkallën e rrezikut për paqen dhe sigurinë. Ky raport është një instrument i avancuar analitik që vlerëson gjendjen e paqes, stabilitetin dhe kërcënimet hibride në rreth 140 vende të botës.
Normandy Index përdoret si bazë për politikat e Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë dhe jashtme, duke përfshirë zgjerimin, misionet civile dhe ushtarake, si dhe mbështetjen financiare për vendet kandidate dhe potenciale për anëtarësim, përfshirë edhe Kosovën.
Raporti analizon dhjetë sektorë kryesorë, duke përfshirë: konfliktet e dhunshme, funksionimin e demokracisë, stabilitetin e institucioneve, sundimin e ligjit, sigurinë energjetike, kërcënimet kibernetike, luftën hibride, si dhe krizat ekonomike dhe klimatike.
Normandy Index veçon vitin 2025 si një periudhë të pasigurisë politike për Kosovën, duke përmendur dështimin e formimit të institucioneve të reja dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në dhjetor 2025. Sipas raportit, këto zhvillime kanë ndikuar negativisht në besimin institucional dhe rezistencën demokratike të vendit.
Megjithatë, Kosova qëndron më mirë se mesatarja globale në mungesën e konflikteve të armatosura dhe terrorizmit. Në krye të renditjes globale për vitin 2025 janë Zvicra, Islanda, Norvegjia, Zelanda e Re dhe Australia, ndërsa vendet me nivelin më të lartë të rrezikut janë Republika Qendrore e Afrikës, Afganistani, Somalia, Chadi dhe Siria.
Normandy Index është një raport dhe instrument analitik ndërkombëtar që vlerëson gjendjen e paqes, stabilitetin dhe kërcënimet ndaj sigurisë në vendet e botës. Ai përfshin rreth 140 shtete dhe analizon faktorë si:
- Konfliktet e dhunshme dhe terrorizmi
- Funksionimi i demokracisë dhe stabiliteti i institucioneve
- Sundimi i ligjit dhe siguria energjetike
- Kërcënimet kibernetike dhe lufta hibride
- Krizat ekonomike dhe klimatike
Raporti përdoret si bazë për politikat e Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë dhe jashtme, duke përfshirë: zgjerimin e BE-së, misionet civile dhe ushtarake, si dhe mbështetjen financiare për vendet kandidate dhe potenciale për anëtarësim.
Në thelb, Normandy Index tregon se sa e rrezikuar apo e qëndrueshme është një shtet në aspektin e paqes dhe sigurisë.