Riad Rashiti: 3.2 milionë euro për fuqizimin e grave dhe vajzave në Gjilan

Riad Rashiti: 3.2 milionë euro për fuqizimin e grave dhe vajzave në Gjilan

Në një nga prezantimet më të forta të fushatës, kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, e ka vënë theksin te fuqizimi i grave dhe vajzave si pjesë qendrore e planit të tij qeverisës.

Rashiti premtoi një hap historik: 3.2 milionë euro të dedikuara për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në Gjilan gjatë katër viteve të ardhshme. Vetëm Zyra për Barazi Gjinore, siç tha ai, do të ketë buxhet vjetor prej 800 mijë eurosh – e udhëhequr nga staf profesional dhe me mandat ligjor për të monitoruar që çdo drejtori komunale, nga arsimi te shëndetësia e bujqësia, të integrojë dimensionin gjinor.

Në vizionin e Rashitit, Këshilli Konsultativ i Grave të Gjilanit do të jetë një strukturë formale bashkë me OJQ-të lokale, për të zbatuar projekte konkrete për vajzat dhe gratë. Ai prezantoi edhe pikat kryesore të planit: përfaqësim të barabartë në çdo pozitë udhëheqëse, grante nga 5 deri në 10 mijë euro për bizneset e grave, pagesë mujore prej 200 euro për nënat e fëmijëve me nevoja të veçanta, subvencionim të çerdheve dhe krijimin e partneriteteve me ndërmarrje të mëdha për çerdhe pranë vendit të punës.

Vetëm bashkë me gratë dhe vajzat, Gjilani mund të ketë një qeverisje më të drejtë, të barabartë dhe të përgjegjshme,” tha Rashiti, duke theksuar se barazia gjinore do të jetë gur themeli i qeverisjes së tij.