Nazim Gagica: Rinia është fuqia që ndërton të ardhmen e Gjilanit

Në ditët e para të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidati i AAK-së për kryetar të Gjilanit, Nazim Gagica, e ka vënë theksin te rinia si shtylla kryesore e së ardhmes së qytetit.
Ai u takua me anëtarët e organizatës “Fuqia e Bashkimit Rinor”, bashkë me kryetarin e saj, Dardan Marovca, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tyre të vazhdueshëm në fuqizimin e të rinjve.
“Përkrahja jonë për rininë nuk është vetëm detyrim, por besim i palëkundur se e ardhmja ndërtohet mbi fuqinë e tyre,” tha Gagica, duke theksuar se investimi në organizatat rinore është një investim afatgjatë për një Gjilan më kreativ, më të drejtë dhe më shpresëdhënës.
Takimi u zhvillua në atmosferë të ngrohtë bashkëbisedimi, ku u theksua se rinia do të jetë pjesë aktive e vendimmarrjes në qeverisjen e ardhshme komunale.