Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë Termocentralin “Kosova B”, premtojnë stabilitet në furnizimin me energji

Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë Termocentralin “Kosova B”, premtojnë stabilitet në furnizimin me energji

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, vizituan sot Termocentralin “Kosova B” pas përfundimit të punimeve në rehabilitimin dhe modernizimin e Njësisë B2.

Gjatë vizitës, kryeministri Kurti e vlerësoi projektin si një nga më të rëndësishmit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

“Sot shënojmë me sukses përmbylljen e modernizimit të njësisë prodhuese B2, një projekt ky që garanton stabilitet afatgjatë në furnizimin me energji elektrike për gjithë vendin. I përgëzojmë punëtorët dhe KEK-un për këtë arritje të madhe për Kosovën,” tha Kurti.