Kosova përballë Sllovakisë: Foda nuk pritet të bëjë surpriza në formacion

Kombëtarja e Kosovës luan sonte një ndeshje vendimtare ndaj Sllovakisë, e vlefshme për play-offin e Kupës së Botës 2026. Trajneri gjerman, Franco Foda, pritet të mbajë linjat e ndeshjeve të kaluara dhe të mos bëjë shumë ndryshime në formacionin startues, shkruan Indeksonline.
Formacioni i mundshëm i Kosovës pritet të jetë me rreshtimin 5-3-2, duke ruajtur strukturën e mbrojtjes dhe mesfushës. Një ndryshim i mundshëm është i Mërgim Vojvodës, i cili mund të luajë në mesfushë për shkak të mungesës së Leon Avdullahut.
Në rast se kjo nuk ndodh, Vojvoda do të qëndrojë në pozicionin e tij të zakonshëm si mbrojtës i djathtë, ndërsa në mesfush mund të aktivizohet Lindon Emërllahu. Ky lëvizje taktike pritet të ndihmojë Kosovën të ketë më shumë balancë në mesfushë dhe të kontrollojë lojën ndaj kundërshtarit.
Futbolldashësit e Kosovës pritet të jenë në ankth për të parë se si do të zbatohet strategjia e Fodës dhe cili do të jetë ndikimi i ndryshimeve të mundshme në rezultat.