Edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar ‘Rising Stars’ në Gjilan po afrohet: Dy netë magjike me talente nga vendi dhe bota

Festivali ndërkombëtar i talenteve të rinj “Rising Stars” kthehet për edicionin e tij të 8-të, duke sjellë në Kosovë artistë nga vendi, rajoni dhe vende të ndryshme të botës. Ngjarja do të zhvillohet më 26 dhe 27 shtator, duke ofruar dy netë të mbushura me muzikë, emocione dhe shfaqje artistike për të gjithë publikun.
Dy ditët kryesore të festivalit
- 26 shtator 2025, ora 15:00 – 21:00 – Nata e Parë në Vali Ranch, me performancat e të gjitha kategorive të moshës (XS: -12 vjeç, S: 13–15 vjeç, M: 16–19 vjeç dhe L: 20+).
- 27 shtator 2025, ora 19:00 – 22:00 – Nata Finale në Teatrin e Qytetit Gjilan, ku do të zhvillohet gara finale dhe ndarja e çmimeve.
Kategoritë dhe çmimet
Secila kategori do të ketë vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Pjesëmarrësit kanë mundësinë të fitojnë:
- Grand Prix Junior – përfaqësim shtetëror falas në një festival ndërkombëtar në Letoni, me pjesëmarrjen e drejtoresha e festivalit, Arta Haziri-Nuhiu, si anëtare jurie.
- Grand Prix – shpërblim prej 1000 €, si dhe ftesa për festivale ndërkombëtare.
- Çmime speciale – për të gjithë pjesëmarrësit, duke nxitur rrugëtimin e tyre artistik.
Juria ndërkombëtare
Festivali sjell një jurie prestigjioze:
- Korab Shaqiri – kantautor shqiptar dhe producent.
- Ersin Parlak – producent dhe menaxher turnesh me përvojë ndërkombëtare, ka punuar me artistë si Andrea Bocelli dhe Jessie J.
- Marcello Battaglia – pianist dhe pedagogu italian, President i Akademisë “Musicando con Adina Sima” dhe drejtor i festivalit “Golden Tulip”.
- Elena Savtsuk – trajnere vokale dhe drejtoreshë e festivalit ndërkombëtar Tallinn Voice.
- Eugenia Ursu – producent festivalesh ndërkombëtare nga Moldavia dhe Ambasador e Paqes.
- Albana Tushe Çuro – drejtoreshë e “Supreme International Voice Festival” në Vlorë, me mbi 35 vite karrierë në edukimin artistik.
- Evelina Batey – themeluese dhe drejtoreshë e “Golden Voice Malta International Contest” dhe e Festivalit Ndërkombëtar të Pianos në Valletta.
- Olga Gurdil – producent i njohur ndërkombëtar dhe President i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “The Ottoman Dream”.
Aktivitetet e festivalit
Përveç performancave, festivali ofron:
- Punëtori dhe ligjërata mbi gjimnastikën vokale nga ekspertë ndërkombëtarë;
- Diskutime dhe sesione motivuese për artistët e rinj;
- Defilim me flamuj dhe shkëmbim kulturash;
- Takime dhe networking mes talenteve, pedagogëve dhe producentëve;
- Atmosferë argëtuese me maskota dhe aktivitete për publikun.
“Rising Stars” – më shumë se një festival
Me përfshirjen e talenteve nga shumë vende të botës, një jurie ndërkombëtare me përvojë të jashtëzakonshme dhe mundësi të shumta për afirmim ndërkombëtar, festivali “Rising Stars” ka evoluar në një platformë unike dhe të rëndësishme për artistët e rinj.
Ai nuk është vetëm një garë muzikore, por një mundësi për të zhvilluar aftësitë artistike, për të krijuar lidhje profesionale dhe për të marrë udhëzime të drejtpërdrejta nga pedagogë dhe producentë me renome ndërkombëtare.
Pjesëmarrja në festival ofron përvojë në skenë profesionale, ekspozim në media, ftesa për festivale të huaja dhe shkëmbim kulturash mes artistëve të rinj nga Kosova, rajoni dhe Evropa.
Përveç aspektit konkurrues, Rising Stars promovon bashkëpunimin, frymëzimin dhe rritjen personale, duke e kthyer çdo pjesëmarrës në një ambasador të artit të pastër dhe të energjisë kreative.
Në thelb, festivali është një udhëtim i jashtëzakonshëm për talentet e rinj, ku arti, qejfi dhe mundësitë ndërkombëtare bashkohen në një eksperiencë të paharrueshme.