“Bashkë për Gjilanin, për ta vulosur fitoren”, Alban Hyseni fton qytetarët në tubim

Gjilan, 4 nëntor 2025 – Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ftuar qytetarët e qytetit të marrin pjesë në tubimin që do të mbahet sot, e martë, më 4 nëntor, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, duke filluar nga ora 16:30.
Në këtë tubim do të jenë të pranishëm edhe figura kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë nënkryetaren e partisë dhe e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe deputeten Arjeta Rexhepi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hyseni u ka bërë thirrje qytetarëve:
“Qytetarë të dashur të Gjilanit, ju ftojmë sot në orën 16:30 në tubimin tonë për të shënuar fitoren e madhe. Bashkë për Gjilanin, për ta vulosur fitoren!”