Ardiana Halimi – Zëri i të Rinjve dhe Grave në Kuvendin Komunal të Gjilanit

Ardiana Halimi – Zëri i të Rinjve dhe Grave në Kuvendin Komunal të Gjilanit

Ardiana Halimi, kandidate për këshilltare në Kuvendin Komunal të Gjilanit me numrin 4 në listën GUXO, është një emër i njohur për përkushtimin e saj ndaj të rinjve, grave dhe komunitetit.

Që në vitet e hershme të shkollës, Ardiana tregoi kuriozitet dhe dëshirë për t’u përfshirë në jetën publike, duke ndërtuar themelin e një rrugëtimi të gjatë në aktivizëm dhe përfaqësim qytetar.

Pas përfundimit të shkollës fillore dhe të Gjimnazit Natyror në qytetin e lindjes, Ardiana vazhdoi studimet në Fakultetin Juridik – Drejtimi i Përgjithshëm në Kolegjin AAB në Prishtinë, duke u diplomuar me sukses.

Por, përveç arsimit formal, Ardiana nisi angazhimin e saj qytetar që në moshën 15-vjeçare, fillimisht në politikë dhe më pas në shoqërinë civile.

Gjatë më shumë se një dekade përvojë, Ardiana ka qenë pjesë e qindra projekteve që kanë frymëzuar dhe fuqizuar të rinjtë, gratë dhe komunitetin në Gjilan. Ajo është bashkëthemeluese dhe për pesë vjet ka shërbyer si drejtoreshë e OJQ-së “Vullnetarët e Qytetit”, duke udhëhequr iniciativa që promovojnë vullnetarizmin, kulturën dhe artin.

Në nivel ndërkombëtar, Ardiana ka qenë koordinatore lokale në projekte si “Youth for Justice” dhe “Youth Interconnected”, ndërsa përmes UNICEF-it ka drejtuar Innovation Hub Gjilan, ku mbi 200 të rinj përfituan nga programet inovative si Upshift, Podium dhe Ponder.

Përveç angazhimit rinor, ajo ka kontribuar në kulturën e qytetit si koordinatore e Festivalit të Teatrove të Shkollave të Mesme dhe për gjashtë edicione radhazi në “Angros Fest”.

Aktivizmi i saj i gjatë e ka ndihmuar Ardianën të shndërrohet në një zë të fuqishëm për të rinjtë dhe gratë. E martuar dhe nënë e një vajze të porsalindur, ajo angazhohet të përfaqësojë edhe nënat e reja, duke sjellë përvojën e saj personale në vendimmarrje.

Për Ardianën, politika është vazhdimësi e energjisë së aktivizmit, një mundësi për të qenë zëri i qytetarëve dhe për të shtuar vlerën e përfaqësimit në Kuvendin Komunal.

Synimi i saj është të përfaqësojë me dinjitet të rinjtë, gratë dhe secilin qytetar të Gjilanit, duke shtuar vlerën e përfaqësimit në Kuvendin Komunal.