Kosova U21 përballë Spanjës në “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës U21 zbret sot në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese drejt Euro 2027. Dardanët e rinj do të sfidojnë Spanjën U21, një nga kombëtaret më të forta të kontinentit.
Takimi nis në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova hyn në këtë përballje me një pikë të fituar pas barazimit në ndeshjen e parë, ndërsa Spanja ka tri pikë nga fitorja hapëse dhe aktualisht renditet e dyta në Grupin A. Në këtë grup garojnë gjithashtu Finlanda, Rumania, San Marino dhe Qipro, duke e bërë betejën për kualifikim të ashpër deri në fund.
Dardanët e rinj llogarisin në përkrahjen e madhe të tifozëve për të synuar një rezultat pozitiv ndaj një superfuqie të futbollit evropian.