Koncerti i Vitit të Ri 2026 nga Orkestra dhe Kori i Filharmonisë së Kosovës

Filharmonia e Kosovës ju fton të gjithëve të merrni pjesë në Koncertin e Vitit të Ri 2026, i cili do të mbahet më 20 dhjetor 2025, duke filluar nga ora 19:30, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Në këtë mbrëmje muzikore, publiku do të ketë mundësinë të shijojë një program të pasur me vepra të njohura nga Johann Strauss II, Josef Strauss, Leroy Anderson, Maurice Ravel, Peter Hertel, Jacques Offenbach, Franz Schubert, Giuseppe Verdi, Émile Waldteufel dhe Carl Michael Ziehrer.
Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti skocez Dario Salvi, ndërsa soliste e mbrëmjes është Clara Saitkoulov nga Franca, e njohur për interpretimet e saj të jashtëzakonshme në muzikën klasike dhe operistike.
Hyrja është e lirë, por për shkak të kapacitetit të limituar të sallës, është i nevojshëm rezervimi paraprak përmes linkut: REZERVIMET.
Dyert e sallës hapen në ora 19:00 dhe mbyllen në 19:30. Pas fillimit të koncertit, nuk lejohet hyrja, ndaj ju këshillohet të arrini me kohë për të mos humbur asnjë moment të mbrëmjes muzikore.