MFTP shpall ankandin e dhjetë për vitin 2025: Emetohen obligacione 5-vjeçare në vlerë prej 20 milionë euro

MFTP shpall ankandin e dhjetë për vitin 2025: Emetohen obligacione 5-vjeçare në vlerë prej 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFTP) ka bërë të ditur se më 12 shtator 2025 do të mbahet ankandi i dhjetë për këtë vit, ku do të emetohen Obligacione Shtetërore me maturitet 5-vjeçar, në shumën prej 20 milionë euro.

Sipas njoftimit, investimi në këto obligacione konsiderohet investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Norma e interesit përcaktohet nga tregu dhe mbetet e garantuar për të gjithë periudhën pesëvjeçare, ndërkohë që këto të ardhura janë tërësisht të liruara nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MFTP-së.