God Bless America” rikthehet sonte në Teatrin e Gjilanit

God Bless America” rikthehet sonte në Teatrin e Gjilanit

Shfaqja “God Bless America”, e autorit dhe regjisorit Fatos Berisha, rikthehet për herë të parë për këtë sezon në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, sonte nga ora 20:00.

Drama tregon katër shitës të Biblës që udhëtojnë derë më derë, duke përballur realitetin e shoqërisë moderne dhe ëndrrën amerikane.

E frymëzuar nga dokumentari i viteve ’60 “Salesman”, shfaqja ofron një reflektim mbi ëndrrën, iluzionin dhe realitetin.

Biletat mund të blihen në numrin 045 222 525 ose direkt në Teatrin e Gjilanit.