Universiteti i Prishtinës hap kurset e gjuhës japoneze

Qendra e Gjuhëve në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës ka njoftuar nisjen e kurseve të gjuhës japoneze, të cilat do të fillojnë më 2 shkurt 2026.
Lektorë japonezë do t’i udhëheqin mësimet në ambientet e Qendrës së Gjuhëve të UP-së.
Kursi është i hapur për studentë, stafin akademik dhe administrativ të universitetit, si dhe për çdo person të interesuar për të zgjeruar njohuritë gjuhësore dhe kulturore mbi Japoninë.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të thellojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe të njihen më nga afër me kulturën japoneze, duke pasuruar përvojën personale dhe akademike.
Të interesuarit mund të aplikojnë online përmes linkut të kursit, ndërsa për informacione të mëtejshme mund të kontaktojnë Qendrën e Gjuhëve në qendraegjuheve@uni-pr.edu.
Universiteti i Prishtinës inkurajon të gjithë që të përfitojnë nga kjo mundësi unike akademike dhe kulturore.