“Çike çike, luje belin” – Bebe Rexha ndez rrjetin me vargje shqip në albumin e ri

“Çike çike, luje belin” – Bebe Rexha ndez rrjetin me vargje shqip në albumin e ri

Bebe Rexha ka hapur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e saj me publikimin e këngës “Dirty Blonde”, projekti i parë nga albumi vizual “I Like You Better Than Me”. Kënga është lansuar në të gjitha platformat muzikore dhe shënon nisjen e një serie prej 13 këngësh që do të publikohen gradualisht.

Albumi vjen në format vizual, çka do të thotë se çdo këngë pritet të shoqërohet me videoklip, duke krijuar një eksperiencë të plotë audiovizuale për fansat. Interesi ka qenë i menjëhershëm, sidomos pas publikimit të një videoje përmbledhëse me fragmente nga të gjitha këngët.

Vëmendjen më të madhe e mori një pjesë nga kënga “Çike ike”, ku artistja surprizon duke kënduar në shqip: “Çike çike, luje belin çike; Ti je një bombë, bombë atomike”. Ky detaj ka ngjallur entuziazëm të madh te publiku shqiptar.

Albumi i plotë pritet të publikohet së shpejti dhe, bazuar në reagimet e para, duket se do të jetë një tjetër sukses i rëndësishëm në diskografinë e artistes me famë botërore.