Aeroporti i Prishtinës “fluturon” lart – i pari në rajon, i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve

Aeroporti i Prishtinës “fluturon” lart – i pari në rajon, i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po shënon një tjetër sukses. Sipas raportit të fundit të ACI Europe, ai është renditur i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e numrit të pasagjerëve.

Gjatë vitit të kaluar, mbi 4.6 milionë udhëtarë kaluan nëpër këtë aeroport. Kjo përkthehet në një rritje prej 13 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Shifrat tregojnë më shumë se statistika. Ato pasqyrojnë rritjen e kërkesës për udhëtime ajrore dhe zhvillimin e vazhdueshëm të tregut në Kosovë.

Me këtë ritëm, Aeroporti i Prishtinës po pozicionohet ndër pikat më dinamike të trafikut ajror në kontinent.