Kuvendi mblidhet sot në orën 17:00 – nis formimi i institucioneve të reja

Kuvendi mblidhet sot në orën 17:00 – nis formimi i institucioneve të reja

Sot në orën 17:00 mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Orari u shty nga 12:00, pas kërkesës së PDK-së, në shenjë respekti për zhvillimet në Gjykatën Speciale në Hagë.

Seanca vjen një ditë pasi KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 57 mandate, pasuar nga PDK me 22, LDK me 15 dhe AAK me 6 ulëse, ndërsa 20 vende u takojnë komuniteteve joshumicë.

Pas një periudhe ngërçi institucional dhe mungesës së institucioneve të reja që nga 9 shkurti, sot pritet të nisë procesi i formimit të qeverisë. Kuvendi ka përpara edhe zgjedhjen e presidentit të ri deri më 4 mars.