Albi Mall shpërblen dashurinë: Fito udhëtim romantik dhe bileta për koncertin e Bruno Mars

Gjatë muajit Shkurt, Albi Mall vjen me një super lojë shpërblyese që bashkon dashurinë, muzikën dhe udhëtimin në një eksperiencë të veçantë.
Kryefjala e lojës më të madhe për Shkurtin e Dashurisë është “The Romantic Tour” nga Bruno Mars, një koncert që u jep mundësinë çifteve të përjetojnë një arratisje 2-ditore në Milano, të shoqëruar me emocionet e një prej turneve më të shumëpritur dhe më romantik të vitit.
Si të bëheni pjesë e lojës?
Pjesëmarrja është e thjeshtë:
- Kryeni blerje mbi 20€ në cilindo dyqan të Albi Mall, përfshirë edhe Albi Hipermarket.
- Plotësoni në faturë të dhënat tuaja: emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit.
- Vendosni faturën në kutinë e lojës shpërblyese, e cila ndodhet në katin I të Albi Mall.
Dhuratat që ju presin…
Kjo lojë ofron shpërblime që krijojnë kujtime të paharrueshme:
- Bileta për koncertin e Bruno Mars + akomodim 2-ditor në Milano për çift, për një përvojë romantike unike.
- 15 voucher nga 50€, të vlefshme në brendet më të preferuara të Albi Mall.
Shpallja e fituesve
Loja është aktive nga 3 deri më 28 Shkurt, ndërsa fituesit do të shpallen më 2 Mars, përmes një tërheqjeje LIVE në rrjetet sociale zyrtare të Albi Mall.
Me çdo blerje, ju afroheni më shumë drejt një udhëtimi plot emocione në Milano dhe një mbrëmjeje magjike nën tingujt e Bruno Mars.
Shfrytëzoni mundësinë, bëhuni pjesë e lojës dhe lëreni Shkurtin t’ju dhurojë një histori për ta kujtuar gjatë.
Albi Mall – vendi i familjes.