Kosova lë gjurmë në Moroko, dy medalje bronzi në Casablanca Cadet African Cup 2026

Kosova lë gjurmë në Moroko, dy medalje bronzi në Casablanca Cadet African Cup 2026

Kosova ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të xhudos “Casablanca Cadet African Cup 2026”, të zhvilluar në Marok, ku sportistët e rinj kosovarë kanë bërë paraqitje të shkëlqyer.

Xhudistët Jon Kuka (-55 kg) dhe Arba Hasanaj (-70 kg) i kanë siguruar Kosovës dy medalje bronzi, duke treguar potencialin e madh të xhudos kosovare në nivel ndërkombëtar.

Trajnere e tyre ishte kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, e cila ka dhënë kontribut të rëndësishëm në përgatitjen dhe udhëheqjen e ekipit.

Ky sukses vjen si pjesë e prezantimit të Kosovës në ngjarje sportive ndërkombëtare për kategori të reja, duke u fokusuar tek xhudistët e moshës cadet, dhe rrit motivimin për garat e ardhshme globale.