Gjilani me shtëpi të re të vallëzimit: “Dancing House” hap dyert në kompleksin “Ceni Company”

Gjilani me shtëpi të re të vallëzimit: “Dancing House” hap dyert në kompleksin “Ceni Company”

Më 3 nëntor 2025, qyteti i Gjilanit festoi një hap të ri në botën e artit të vallëzimit me hapjen zyrtare të sallës së re “Dancing House”.

Kjo hapësirë moderne ndodhet në kompleksin e ndërtesave Ceni Company, në rrugën “Enver Miftari”, dhe është krijuar për të ofruar kushte bashkëkohore dhe standarde të larta, për fëmijët dhe të rriturit që duan të zhvillojnë talentin e tyre në vallëzim.

Ngjarja filloi me një program artistik të veçantë, nga fëmijët e grupeve të baletit, kërcimit modern dhe bashkëkohor, të cilët sollën një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji për të pranishmit.

Pas performancave, mysafirët u ftuan në një koktej rasti: embëlsirat e përgatitura me kujdes nga Kimi Café & Cake House dhe pijet freskuese nga RC Cola e bënë atmosferën të shijshme dhe festive, ndërsa Hope Dekor siguroi një ambient të jashtëzakonshëm, me dekor unik që përshtatej perfekt me ngjarjen.

“Dancing House” ka qenë pjesë e skenës artistike të Gjilanit për 18 vite, duke sjellë aktivitete kreative, edukative dhe relaksuese për fëmijët dhe të rinjtë.

Ekipi është aktualisht në përgatitje për pjesëmarrje në një festival ndërkombëtar, si dhe për organizimin e Festivalit të Vallëzimit që do të mbahet në dhjetor 2025.

Ky festival do të sjellë shkolla dhe studio vallëzimi nga qytete të ndryshme, duke krijuar një garë artistike tërheqëse dhe shumë surpriza për publikun.