Kosova feston Ditën e Unitetit Gjerman dhe prezanton ambasadorin e ri Rainer Rudolph

Në Prishtinë u mbajt një ceremoninë solemne për shënimin e Ditës së Unitetit Gjerman, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë dhe diplomatëve. Këtë vit, ngjarja kishte dy momente të veçanta: përkujtoheshin 35 vjet nga bashkimi i Gjermanisë dhe u prezantua Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Presidentja Vjosa Osmani vuri në pah lidhjet e forta dhe bashkëpunimin e frytshëm mes dy vendeve, që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve kosovarë dhe gjermanë. Ndërsa ambasadori Rudolph premtoi të punojë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjatë mandatit të tij.
Në pritje morën pjesë gjithashtu Kryeministri në detyrë Albin Kurti, partnerë dhe miq të Kosovës dhe Gjermanisë, duke e bërë këtë ngjarje një shenjë të rëndësishme të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve.