Gjej qendrën tënde të votimit me një klikim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote se mund të kontrollojnë lehtësisht se ku është Qendra e Votimit ku janë caktuar të votojnë. Kjo mund të bëhet përmes platformës online të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org.
Për të përdorur platformën, mjafton të shkruani numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. Menjëherë do të shfaqen të dhënat tuaja, përfshirë adresën e saktë të qendrës së votimit, e cila mund të lokalizohet edhe në Google Maps.
Çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i regjistruar, pasi çdo komunë përbën një zonë zgjedhore të veçantë. Fletëvotimet dërgohen vetëm për qytetarët e asaj komune.
Votimi me kusht gjithashtu lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mund të realizohet në qendrën e veçantë për votim me kusht, të caktuar nga KQZ për secilën komunë.