Riad Rashiti: Bizneset si Agmia Centre, shembull i zhvillimit lokal në Gjilan

Riad Rashiti: Bizneset si Agmia Centre, shembull i zhvillimit lokal në Gjilan

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti, po vazhdon me intensitet takimet me qytetarë dhe biznese në ditët e fundit të fushatës zgjedhore.

Sot në mëngjes, Rashiti e nisi ditën në Agmia Centre, një prej qendrave të para tregtare në Gjilan, ku u takua me qytetarë dhe përfaqësues biznesesh, duke diskutuar për vizionin dhe programin e PDK-së për zhvillimin lokal të komunës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rashiti theksoi rëndësinë e bashkëbisedimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe energjinë pozitive që po ndjen në terren:

“Mëngjesin e nisëm së bashku me disa nga kandidatët për Asamble Komunale, me të cilët pimë kafe në qendrën e madhe tregtare Agmia Centre. Diskutuam për pritshmëritë e mëdha të qytetarëve, entuziazmin për ndryshim, e shpresën e madhe që bizneset, e komuna jonë në tërësi do të bëhet #MaMirë! Faleminderit për mikpritjen z. Ahmet!”

Takimet e tilla, siç theksoi Rashiti, po shërbejnë për të dëgjuar drejtpërdrejt nevojat e komunitetit dhe për të ndërtuar një plan të qëndrueshëm zhvillimi për Gjilanin, me fokus në mbështetjen e bizneseve lokale, përmirësimin e shërbimeve komunale dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.

Fushata e Riad Rashitit po karakterizohet nga qasja e afërt me qytetarët dhe angazhimi për një qeverisje të hapur, efikase dhe bashkëpunuese në shërbim të Gjilanit.