Pa vula në pasaportë: BE prezanton sistemin digjital Entry/Exit

Pa vula në pasaportë: BE prezanton sistemin digjital Entry/Exit

Nga 12 tetori 2025, kushdo që udhëton drejt vendeve të Bashkimit Evropian do të hasë një sistem të ri kontrolli në kufi.
Ky sistem quhet Entry/Exit System (EES) dhe është digjital.

Çfarë ndryshon?

  • Nuk do të vendosen më vula në pasaportë.
  • Në vend të vulës, sistemi do të regjistrojë automatikisht hyrjet dhe daljet e udhëtarëve.
  • Përveç kësaj, do të merren të dhëna biometrike: fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.

Për kë vlen?
Ky sistem vlen vetëm për shtetasit që nuk janë pjesë e BE-së – pra për qytetarët e Kosovës dhe të gjitha vendeve të tjera jashtë BE-së që hyjnë në hapësirën evropiane.

Qëllimi: të shkurtohet koha e kontrollit në kufi, të shmangen gabimet dhe të rritet siguria e lëvizjes.