Tubim në Gjilan: Hyseni shpalos planin e qeverisjes për mandatin e dytë

Në një mbrëmje me energji elektrizuese në Gjilan, kryetari aktual dhe kandidati i Vetëvendosjes për një mandat të dytë, Alban Hyseni, doli para qytetarëve me një premtim të qartë: katër vite të reja me vazhdimësi, zhvillim dhe projekte konkrete në çdo lagje e çdo fshat të komunës.
Oborri i Universitetit “Kadri Zeka” u mbush me qindra qytetarë që erdhën të dëgjojnë vizionin e tij. Jo vetëm Hyseni, por edhe kandidatët për Asamblenë Komunale ishin aty, duke shpalosur idetë dhe projektet që sipas tyre do ta shtyjnë Gjilanin përpara.
“Ky është një plan për qytetin tonë, për rrugët, shkollat, fshatrat dhe për çdo familje të Gjilanit. Me 12 tetor do të ecim bashkë përpara,” tha Hyseni, duke ndezur duartrokitje nga turma.
Atmosfera më shumë ngjante me një festë mobilizuese sesa me një tubim politik – me fjalët e Hysenit që u pritën si një premtim për një të ardhme më të organizuar dhe më të zhvilluar për Gjilanin.


