Riad Rashiti nis fushatën me gratë dhe vajzat e Gjilanit: “Fuqizimi i tyre, prioritet i imi”

Në javën e parë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë, kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, po e vazhdon rrugëtimin e tij elektoral me një takim të dedikuar grave dhe vajzave të qytetit. Tubimi mbahet sot (e martë) nga ora 18:00 në restorantin “Bujana”, ku pritet pjesëmarrje e madhe.
Në këtë aktivitet, Rashiti do të shpalosë planin e tij katërvjeçar për qeverisjen e Gjilanit, me theks të veçantë tek programi për fuqizimin e grave, të cilin e konsideron një prej pikave më të forta të ofertës së tij qeverisëse. Ai synon që përmes këtij programi të krijojë më shumë mundësi për pjesëmarrjen e grave në jetën publike dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.