GEG.FM
Po lidhet…

Filmi kosovar i metrazhit të gjatë prezantohet në edicionin e 54-t të festivalit ndërkombëtar FEMA, pas një suksesi në Cannes 2026.
Sonte në orën 20:30, filmi artistik “Dua” do të shfaqet në edicionin e 54-t të Festivalit Festival FEMA në Francë. Filmi me metrazh të gjatë vjen me skenar dhe regji nga regjisorja kosovare Blerta Basholli dhe do të prezantohet para një audience ndërkombëtare.
“Dua” vjen në festival pas një suksesi të rëndësishëm, ku ka fituar çmimin SACD Semaine de la Critique në Cannes 2026, një vlerësim që e ka vendosur projektin në vëmendjen e kritikës evropiane të filmit. Ky sukses ka rritur interesimin për premierën e tij në festivale të tjera ndërkombëtare.
Filmi është i vendosur në Kosovën e viteve ’90 dhe trajton sfidat sociale dhe politike të asaj periudhe. Rrëfimi zhvillohet përmes personazhit kryesor Dua, e luajtur nga aktorja Pinea Matoshi, e cila përballet me realitetin e vështirë të kohës dhe përjetimet e një shoqërie në ndryshim.
Sipas njoftimeve, pas prezantimit në festival, filmi pritet të ketë shpërndarje edhe në kinema, duke i dhënë mundësi publikut më të gjerë ta shohë. Organizatorët e festivalit theksojnë se FEMA mbledh filma nga e gjithë bota dhe shërben si një platformë e rëndësishme për kinemanë autorale dhe të pavarur.
Redaksia Geg FM Radio29 qershor 2026

Gjilani po vazhdon të jetë qendër e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Frankofonisë, e cila ka nisur dje dhe do të zgjasë për disa ditë me radhë, duke sjellë një program të pasur me ngjarje artistike, akademike dhe kulturore. Edhe sot, më 25 mars, qyteti mirëpret një seri aktivitetesh që synojnë promovimin e […]

Një ikonë e pop-it të viteve ’80 po vjen për herë të parë në Kosovë. Në edicionin e ardhshëm të festivalit të verës Hardh Fest, publiku do të ketë mundësinë të shohë live në skenë Thomas Anders, zërin legjendar të projektit muzikor Modern Talking, i cili do të performojë në Rahovec së bashku me bandën […]

Një nga grupet më të njohura të muzikës jazz–fusion në botë, Snarky Puppy, do të ngjitet për herë të parë në skenë në Mitrovicë më 16 shtator, duke sjellë një nga koncertet më të rëndësishme të këtij viti për skenën muzikore në Kosovë. Performanca do të realizohet në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, […]