Sting nën shenjë të ligjit: Konflikt me ish-anëtarët e “The Police” për fitimet nga streaming

Legjenda e muzikës, Sting, po përballet me një sfidë ligjore që rikthen vëmendjen tek kohët e vjetra të rock-ut dhe realitetin e muzikës moderne në epokën e streaming-ut. Ish-shokët e tij të grupit, Andy Summers dhe Stewart Copeland, e kanë çuar çështjen në Gjykatën e Lartë të Londrës, duke pretenduar se Sting u ka paguar vetëm 600,000 paund, ndërsa ata llogarisin se fitimet e duhura mund të arrijnë deri në 8 milionë paund.
Kontesti qëndron tek interpretimi i kontratave të viteve ’70. Avokatët e Summers dhe Copeland argumentojnë se marrëveshjet duhet të përfshijnë të ardhurat nga platformat streaming si Spotify dhe Apple Music, të cilat kanë zëvendësuar CD-të dhe kasetat. Sting, nga ana tjetër, pretendon se fitimet nga streaming përbëjnë “performancë publike” dhe jo shitje disqesh, duke mos e përfshirë këtë në përqindjet e ish-anëtarëve.
Megjithatë, edhe pse Sting ishte kompozitori kryesor, marrëveshja xhentëlmenës e grupit parashikonte që Summers dhe Copeland të merrnin rreth 15% të fitimeve për kontributet e tyre në aranzhime, siç është kitarja ikonike në hitin legjendar “Every Breath You Take”.
Kjo betejë ligjore tregon se edhe legjendat e muzikës nuk janë imunizuara ndaj mosmarrëveshjeve financiare, dhe nxjerr në pah sfidat e interpretimit të kontratave të vjetra në një epokë ku streaming-u ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën e fitimit nga muzika.

