“Shtëpi” – Thirrje për artistët vizualë nga Kosova për rezidencë në Paris

“Shtëpi” – Thirrje për artistët vizualë nga Kosova për rezidencë në Paris

Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK), në bashkëpunim me Cité internationale des arts, ka hapur thirrjen për programin “Shtëpi”, dedikuar artistëve vizualë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

Përmes këtij programi, tre artistë do të përzgjidhen nga një juri profesionistësh dhe puna e tyre do të ekspozohet në një ekspozitë grupore në GKK – QAFA, gjatë periudhës Dhjetor 2025 – Shkurt 2026. Pas ekspozitës, artistët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një rezidencë tre-mujore në Paris, në pranverën e vitit 2026, duke përfituar mbështetje profesionale dhe mundësi për t’u lidhur me skenën artistike franceze.

Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2025.

Të gjitha informacionet dhe formularin e aplikimit mund t’i gjeni këtu:
https://www.citedesartsparis.net/…/ngk-x-cite