Shqipëria prezanton ministren e parë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Shqipëria prezanton ministren e parë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë prezantimit të kabinetit të ri qeveritar, bëri të ditur krijimin e një ministrie të re shteti, të bazuar në Inteligjencën Artificiale (AI) – risi e paprecedentë në rajon.

Në qendër të kësaj nisme është “Diella”, një ministre virtuale e krijuar nga AI. Rama theksoi se Diella tashmë ka ofruar mbi 972 mijë shërbime dhe 36 mijë dokumente me vulë digjitale përmes platformës E-Albania, duke u bërë anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht pjesë e një qeverie.

“Diella do të ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e AI në proceset qeverisëse dhe një mandat të posaçëm për të shembur barrierat e paragjykimeve, frikërave dhe ngurtësisë së administratës,” tha Rama.

Kjo ministri e re synon të avancojë përdorimin e teknologjisë digjitale në shërbim të qytetarëve dhe të modernizojë më tej administratën publike shqiptare.