SC Gjilani ndahet me trajnerin Ardian Nuhiu pas rezultateve të dobëta

Sport Club Gjilani ka vendosur të ndalë bashkëpunimin me trajnerin Ardian Nuhiu, pas një periudhe të vështirë ku skuadra nuk arriti rezultatet e pritura. Edhe pse në njoftimin zyrtar klubi e cilëson ndarjen si marrëveshje të dyanshme dhe falënderon Nuhiun për profesionalizmin e treguar, në prapavijë qëndron forma jo e mirë e ekipit në garat e fundit.
Përkundër kësaj, SC Gjilani shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe punën e trajnerit, duke i uruar suksese në të ardhmen. Në ditët në vijim, klubi pritet të zyrtarizojë hapat e radhës lidhur me emrin që do ta udhëheqë skuadrën.