Prishtina do të këndohet në ritmet e Frank Sinatrës me koncertin “SINATA”

Prishtina do të këndohet në ritmet e Frank Sinatrës me koncertin “SINATA”

Më 24 dhjetor 2025, qyteti i Prishtinës do të ndezet me magjinë e jazz-it dhe swing-ut në koncertin gala “SINATA – Frank Sinatra Gala Concert”, që do të mbahet në Kino Armata. Publiku do të përjetojë një mbrëmje të veçantë, ku artistë dhe muzikantë vendorë e ndërkombëtarë do të sjellin në skenë shpirtin e legjendës Frank Sinatra.

Programi nis në orën 21:00 me performancën e Instant Jolly Crew dhe UBT Choir, nën dirigjimin e Lindita Isufit, ndërsa nga ora 22:00 skena i takon SINATA Jazz Orchestra me artistë si John I. Apelgren, Flutura Çelaj, Elsa Raqi dhe Enes Bajramliqi, të shoqëruar nga një orkestër instrumentale e përbërë nga disa nga muzikantët më të njohur.

Interesi për këtë ngjarje ka qenë i jashtëzakonshëm: të gjitha biletat janë shitur, duke konfirmuar pritjen e madhe të publikut për një mbrëmje elegante dhe plot emocione. Organizatorët premtojnë një atmosferë festive dhe një udhëtim muzikor që sjell magjinë e Frank Sinatrës drejt zemrës së kryeqytetit.