Numri 20 i PDK-së, Refik Ramadani – një emër i ri me përvojë akademike dhe angazhim për qytetarët

Kanë mbetur vetëm 12 ditë deri më 12 tetor, dita e zgjedhjeve lokale, dhe gara në Gjilan është më dinamike se kurrë. Në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numrin 20, kandidon Refik Ramadani, një emër i ri me vizion të qartë për zhvillimin dhe transparencën në komunë.
Ramadani ka përfunduar Bachelor dhe Master në Shkencat Kompjuterike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe doktoraturën në Bullgari, në fushën e Metodikës së Mësimdhënies dhe Teknologjisë Informative.
Që nga 2016 është ligjërues në Universitetin “Kadri Zeka”, në Gjilan, duke kombinuar përvojën akademike me praktikat profesionale.
Një nga pikat më të forta të kandidatit është angazhimi i tij në digjitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve komunale. Ramadani ka sjellë ide inovative si Ditari Elektronik për monitorimin e notave dhe aplikacione për raportimin e problemeve komunale, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe të përmirësojnë jetën e përditshme në Gjilan.
Me numrin 20 në listën e PDK-së, Refik Ramadani hyn në këtë garë me vizion afatgjatë, duke synuar të kontribuojë për një Gjilan më funksional, transparent dhe afër qytetarëve. Angazhimi i tij tregon se politika për të nuk është privilegj, por një mjet për t’i shërbyer komunitetit dhe për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme për qytetin.