“Nën hijen e një peme u ula dhe qava” – Shfaqje ndërkombëtare në Teatrin e Gjilanit

“Nën hijen e një peme u ula dhe qava” – Shfaqje ndërkombëtare në Teatrin e Gjilanit

Teatri i Qytetit të Gjilanit hap skenën për shfaqjen ndërkombëtare “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, me premierë nesër, 17 tetor, në orën 20:00 dhe reprizën e parë të shtunën, 18 tetor, po në të njëjtën orë. Ky projekt kulturor unik bashkon histori të largëta nga Kosova dhe Afrika e Jugut, duke ndërlidhur Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve (1990) me Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Afrikën e Jugut (1996), dy momente historike që flasin për guximin për të falur dhe për të ndërtuar paqe.

Në skenë do të shfaqen aktorët Ilire Vinca, Arben Bajraktaraj dhe Ema Andrea, përkrah artistëve nga Afrika e Jugut Gontse Ntshegang, Kensiwe Tshabalala dhe Les Made. Shfaqja luhet në anglisht, zulu dhe shqip, me titra në shqip, duke ofruar një udhëtim emocional dhe reflektues. Regjia është nga Blerta Neziraj, ndërsa teksti nga Jeton Neziraj në bashkëpunim me dramaturgun Greg Homann.

Produksioni i Qendra Multimedia e bën këtë shfaqje një moment të veçantë për teatrin kosovar, ku arti bashkon dy kontinente dhe kujtesën historike me shpresën. Biletat mund të rezervohen në numrin 045 222 525 ose direkt në Teatrin e Gjilanit.