Ermal Demiri nga Gjilani në “Kënga Magjike” – prek zemrat me baladën “Për ty e për mu”

Ermal Demiri nga Gjilani në “Kënga Magjike” – prek zemrat me baladën “Për ty e për mu”

Nga rrugët e Gjilanit deri në skenën e madhe të “Këngës Magjike” – ky është rrugëtimi i Ermal Demirit, artistit të ri që po hyn fuqishëm në botën e muzikës shqiptare. Me zërin e tij të ngrohtë dhe interpretimin plot shpirt, ai prezantohet me këngën “Për ty e për mu”, një baladë R&B që përzien ndjeshmëri, modernitet dhe dashuri të sinqertë.

Ky është linku i këngës:

https://www.youtube.com/watch?v=vsNJcgn1igc

Kënga është prodhuar nga Lis Boshtrakaj, ndërsa tekstin e kanë shkruar Arjola Zadrima dhe Auron Deva, dy emra që dinë si ta shndërrojnë emocionin në fjalë. “Për ty e për mu” nuk është thjesht një këngë, por një rrëfim i ndjenjës që të lë pa fjalë – një histori dashurie që mund ta ndjejë secili prej nesh.

Por pas skenës dhe dritave, qëndron një histori e thellë personale. “Babai im nuk ka pasur fatin të më shoh në skenë, sepse është i verbër, por ai më ndjen me zemër,” rrëfen 23-vjeçari nga Gjilani, duke e kthyer këtë dhimbje në forcën që e shtyn përpara. Për të, çdo notë është një falënderim për prindërit dhe sakrificat e tyre.

Me këtë projekt, Ermali jo vetëm që hyn në garën e madhe të “Këngës Magjike 2025”, por edhe në zemrat e publikut që kërkon zëra të rinj me shpirt dhe histori për të treguar.