Mbrëmje vendimtare në Evropë: Shkëndija dhe Drita në kërkim të përmbysjes

Mbrëmje vendimtare në Evropë: Shkëndija dhe Drita në kërkim të përmbysjes

Mbrëmja e sotme sjell emocione të mëdha për futbollin shqiptar, teksa FC Drita dhe KF Shkëndija zbresin në fushë për ndeshjet e kthimit në play-off të UEFA Europa Conference League. Të dyja skuadrat synojnë të bëjnë të pamundurën për të siguruar një kualifikim të madh evropian.

Drita përballet me NK Celje nga ora 18:45, pas humbjes 3:2 në takimin e parë. Gjilanasit kanë gjithçka të hapur dhe besojnë se mund ta përmbysin rezultatin në transfertë, duke vazhduar ëndrrën evropiane.

Në anën tjetër, Shkëndija sfidon Samsunspor, që kishte fituar minimalisht 1:0 në ndeshjen e parë në Shkup. Edhe kjo përballje nis nga ora 18:45 dhe pritet të jetë një duel i fortë, ku çdo gol mund të vendosë fatin e kualifikimit.

Dy skuadrat shqiptare përballen me 90 minuta që mund të hyjnë në histori. Sonte, vëmendja është te Tetova dhe Gjilani – aty ku shpresa për një natë të madhe evropiane mbetet e gjallë.