Kur teknologjia genjen: Historiani i gazetarisë bëhet viktimë e AI-së

Peter Vandermeersch, një emër i njohur i gazetarisë holandeze, përfundoi i pezulluar pasi u zbulua se kishte përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar citate të rreme. Ai është ish-kryeredaktor dhe këshilltar i lartë në grupin mediatik evropian Mediahuis, pronar i gazetave si De Telegraaf dhe Irish Independent.
Gazetari pranoi se kishte përdorur platforma si ChatGPT, Perplexity dhe NotebookLM për të përpunuar informacione dhe raporte të ndryshme. Por teknologjia nuk ishte gjithmonë e saktë. AI-ja shpesh prodhonte “halucinacione” – deklarata dhe citate që nuk ishin thënë kurrë nga njerëzit e përmendur në artikuj.
Vandermeersch publikoi këto citate në buletinin e tij informativ pa i verifikuar më parë. Ky veprim minoi integritetin editorial të kompanisë dhe nxiti reagime të menjëhershme nga Mediahuis.
Pas zbulimit të rastit nga gazeta NRC, gazetari kërkoi falje publike. Ai tha se ishte besuar verbërisht te AI-ja për shkak të mënyrës bindëse se si ajo formulohet. Një histori që tregon rrezikun e besimit të verbër te teknologjia, edhe për profesionistë me përvojë.