“Kur ëndrrat takojnë kaosin” – Shfaqja mysafire që trazon Teatrin e Gjilanit

“Kur ëndrrat takojnë kaosin” – Shfaqja mysafire që trazon Teatrin e Gjilanit

Teatri i Gjilanit sjell një mbrëmje të jashtëzakonshme me shfaqjen mysafire “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrrë”

Sonte, e enjte, në orën 20:00, Teatrit i Gjilanit do të hapë dyert për një shfaqje që prek, trazon dhe ngre pyetje për të ardhmen tonë. Teatri i qytetit të Gjilanit, një institucion që funksionon jashtëzakonisht mirë, tregon edhe një herë pse është vendi ku arti dhe publiku takohen me energji dhe emocion.

Shfaqja e sjellur nga Qendra Multimedia, e bazuar në tekstin e Jeton Neziraj dhe në regjinë e Blerta Neziraj, rrëfen një qytet të plagosur nga lufta, një arkitekt që pagoi me jetë për të vërtetën dhe një ëndërr që vritet mes kaosit urbanistik.

Në skenë do të jenë aktorët: Armend Smajli, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushttrim Qerimi dhe Afrim Muçaj, të cilët premtojnë një performancë të fuqishme dhe emocionale.

📍 Vendi: Teatri i Gjilanit
Ora: 20:00

Mos e humbni këtë shfaqje mysafire – një eksperiencë artistike që trazon dhe lë gjurmë