Kosova garon me tre sportistë në Grand Slam Abu Dhabi 2025

Kosova garon me tre sportistë në Grand Slam Abu Dhabi 2025

Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se Ekipi Kombëtar do të marrë pjesë në Grand Slam Abu Dhabi 2025, i cili zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe nga 28 deri më 30 nëntor 2025.

Në këtë garë prestigjioze do të marrin pjesë 373 garues nga 52 shtete të ndryshme.

Nga Kosova, do të garojnë tre sportistë:

  • Distria Krasniqi (-52 kg), e cila do të ndeshet të premten.
  • Laura Fazliu (-63 kg), e cila do të garojë të shtunën.
  • Shpati Zekaj (-100 kg), i cili do të ndeshet të dielën.

Ndeshjet do të fillojnë çdo ditë nga ora 07:00.