Gentiana Ahmeti dhe Urim Maliqi sjellin koncert të veçantë me flaut dhe kitarë

Gentiana Ahmeti dhe Urim Maliqi sjellin koncert të veçantë me flaut dhe kitarë

Një mbrëmje muzikore e veçantë pritet të zhvillohet më 2 shkurt 2026 në Shkollën e Muzikës – Gjilan, në Sallën Orkestrale, duke filluar nga ora 19:00.

Ky koncert prezanton Gentiana Ahmeti në flaut dhe Urim Maliqi në kitarë, të cilët do të interpretojnë një repertor të pasur, duke përfshirë vepra të kompozitorëve të njohur si G.J. Fauré, M.C. Tedesco, M.d. Falla dhe A. Piazzolla.

Koncerti mbahet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe premton një eksperiencë të veçantë për adhuruesit e muzikës klasike dhe interpretimit intim të instrumenteve.