Filmi “Era” në Shkup më 4 dhjetor: Një histori guximi, dashurie dhe kujtese

Filmi i regjisores Parta Kelmendi, “Era”, do të shfaqet premierë në Maqedoninë e Veriut më 4 dhjetor 2025, në Qendrën Kulturore të Rinisë – Kino Frosina, duke filluar nga ora 20:00.
Shtëpitë filmike List Production dhe TV21 e paraqesin filmin si një rrëfim për guximin, dashurinë dhe kujtesën, si dhe si një film që flet për kohën, lirinë dhe për ne.
“Era” ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, duke qenë pjesë e Seleksionimit Zyrtar të Brooklyn Film Festival, dhe premierën e parë e pati në Prishtinë më 15 tetor.
Në një intervistë, regjisorja Parta Kelmendi theksoi se filmi rikthen historinë e rezistencës së viteve ’90 dhe sjell në ekran emocionet e kohës. Ajo paralajmëroi se “Era” do të vijojë shfaqjet në Prizren, Shkup, Tiranë dhe më pas në qytete të ndryshme evropiane, duke e bërë kështu një udhëtim të gjerë për publikun.