Epoka e influencerëve drejt fundit – Inteligjenca artificiale po i zëvendëson njerëzit në rrjete sociale

Në rrjetet sociale po ndodh një revolucion i heshtur. Influencerët realë, dikur mbretër të marketingut digjital, po zëvendësohen nga personazhe virtualë të krijuar nga inteligjenca artificiale. Ata duken, flasin dhe sillen si njerëz të vërtetë – por nuk janë.
Sipas një analize të re, mjafton një foto e vetme që teknologjia të gjenerojë një version virtual të një personi, i gatshëm të komunikojë me publikun në mënyrë realiste dhe të pandërprerë. Për markat, kjo është ëndrra perfekte: pa kontrata, pa skandale, pa pushime dhe me kosto shumë më të ulët.
Por pas këtij inovacioni, fshihet një frikë e madhe – fund i autenticitetit dixhital. Influencerët realë e shohin imazhin e tyre të bëhet i riprodhueshëm dhe i manipulueshëm, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për rreziqe etike të mëdha: nga krijimi i identiteteve të rreme deri te zhdukja e kufirit mes realitetit dhe trillimit.
Dhe nuk janë vetëm influencerët në rrezik. Aktorët, gazetarët, prezantuesit dhe fotografët po përballen me të njëjtin fat: një botë virtuale ku njeriu po humb vendin që vetë e krijoi.