Arrestohen dy persona për prerje ilegale të drunjve në parkun nacional të Kaçanikut

Arrestohen dy persona për prerje ilegale të drunjve në parkun nacional të Kaçanikut

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Kaçanik, nën dyshimin se kishin prerë drunj në zonën e mbrojtur të parkut nacional.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, gjatë aksionit u sekuestruan një veturë dhe dy motor-sharra, që dyshohet se u përdorën për aktivitetin ilegal.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin zyrtar.