Arbër Ismajli: “Gjilani është gati për kapitullin e ri të fitores dhe zhvillimit!”

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka mbajtur një takim të madh me banorët e Zabelit, Arbërisë, Vishnjeve dhe Velekincës, ku atmosfera u përshkua nga energjia e ndryshimit dhe përkrahja në rritje për vizionin e tij. “Në çdo diskutim u ndje qartë vullneti për zhvillim dhe për një qeverisje të përgjegjshme që punon për të gjithë,” tha Ismajli.
Ai theksoi se për secilën prej këtyre zonave ka plan konkret për investime në infrastrukturë, ndriçim publik, hapësira rekreative dhe zhvillim ekonomik, duke u zotuar për përkushtim dhe llogaridhënie. “Ky bashkim i qytetarëve është dëshmia më e fortë se Gjilani është gati për kapitullin e ri të fitores dhe epokën e zhvillimit,” shtoi ai.