Alban Hyseni: Stadiumi i Qytetit po bëhet!

Alban Hyseni: Stadiumi i Qytetit po bëhet!

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të dytë, Alban Hyseni, ishte i ftuar mbrëmë në emisionin Debat Plus në Televizionin Dukagjini.

Gjatë intervistës, Hyseni foli për stadiumin e qytetit, duke sqaruar çështjet e vonesave, raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, kontratat me operatorët ekonomikë, ankesat lidhur me këtë projekt, si dhe vazhdimin dhe realizimin e tij në mandatin e dytë.

Ai theksoi se puna për përfundimin e stadiumit do të vazhdojë edhe në mandatin e dytë.

“Qytetarët e dinë si e gjetëm këtë projekt, e qeverisja jonë po e dëshmon se vazhdimësia e mandatit të dytë është vazhdimësi e projekteve të mira e të mëdha, pa tejkalime buxhetore milionëshe,” tha Hyseni.