KQZ u bën thirrje qytetarëve: Kontrolloni qendrën tuaj të votimit

KQZ u bën thirrje qytetarëve: Kontrolloni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të verifikojnë adresën e qendrës së tyre të votimit për Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas njoftimit, qytetarët mund ta bëjnë këtë lehtësisht përmes platformës elektronike qv.kqz-ks.org.

“Përmes kësaj faqeje, çdo qytetar mund të informohet saktësisht se në cilën qendër do të votojë më 12 tetor, duke shmangur paqartësitë apo vonesat në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e KQZ-së.

KQZ ka bërë të ditur se platforma do të jetë funksionale dhe e qasshme gjatë gjithë periudhës zgjedhore, përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve.