Rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”

Rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking”

Në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme, nga nesër hyn në fuqi dhe fillon zbatimi i plotë i Rregullores për rregullimin e parkingjeve në Kryeqytet.

Qytetarët njoftohen se përdorimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” bëhet ekskluzivisht me pagesë, sipas tarifave zyrtare.

Çdo parkim pa pagesë do të konsiderohet shkelje dhe do të sanksionohet me gjobë dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Prishtina – qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.